Gjendet vetura e cila u vodh një ditë më parë

Gjendet vetura e cila u vodh një ditë më parë

Policia në Drenas ka arritur të gjejë veturën e cila ishte vjedhur një ditë më parë.  Vjedhja kishte ndodhur më 2 nëntor rreth orës 20:45.

Në lidhje me rastin raportohet se me 03.11.2017 në oborrin e shtëpisë pronë e të dyshuari mashkull shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar vetura e vjedhur”, raporton policia.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatë

kompetente dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.