Gjendet i vdekur një 66 vjeçar në Brosh

Gjendet i vdekur një 66 vjeçar në Brosh

Rreth orës 07:36, në fshatin Borsh të Himarës është gjetur i mbytur në një kanal shtetasi me iniciale L.A., rreth 66 vjeç, banues në Borsh.

Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendor dhe i kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh, pasi ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.