Gjendet i vdekur në pusetë një 64 vjeçar në Prishtinë

Gjendet i vdekur në pusetë një 64 vjeçar në Prishtinë

Një 64 vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në një pusetë në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Policia e ka gjetur trupin e tij, një orë pasi që familjarët e kishin lajmëruar rastin, rreth orës 21:30.

“Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në “Xheladin Hana ” në Prishtinë, saktësisht në një pusetë (shaktë)”, njofton policia.

Sipas policisë, vdekjen e  personit me inicialet Sh. D  e ka konstatuar  ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion,  ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti “Vdekje në rrethana të dyshimta”.