Gjendet i vdekur në garazh legjenda e Dinamo Zagrebit

Gjendet i vdekur në garazh legjenda e Dinamo Zagrebit

Ish-futbollisti i Dinamos së Zagrebit dhe Kroacisë, Zvjezdan Cvetkoviç, u nda sot nga jeta në Zagreb. Sipas policisë, ai kishte vdekur për shkaqe natyrale, ndërsa trupi i tij i pajetë ishet gjetur në parkingun e pallatit ku banonte.

“Me dhimbje të thellë ju lajmërojmë se në mëngjesin e të hënës u nda nga jeta futbollisti legjendar i Dinamos, Zvjezdan Cvetkoviç, një nga lojtarët më të mirë të gjenratës së paharrueshme e cila në vitin 1982 fitoi titullin Kampion në Jugosllavi”, shkruhej në njoftimin e Dinamos së Zagrebit.

Cvetkoviç, pas një karriere të suksesshme si mbrojtës me Dinamon, duke veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Jugosllavisë, u transferua në fundin e viteve ’80 në Gjermani, te Valdorf. Por ai u desh të linte futbollin vetëm 31 vjeç, pas një dëmtimi të tmerrshëm në marsin e vitit 1990, kur në një ndeshje kundër Bajer Leverkusenit pësoi një frakturë në kafkë.

Legjenda e futbollit kroat punoi më pas për disa vite te Dinamo Zagrebi, si trajner apo edhe si drejtor teknik.