Gjendet një person i vdekur në Mramor

Gjendet një person i vdekur në Mramor

Sot rreth orës të tetë të mëngjesit është gjendur një person pa shenja jete në fshatin Mramor të Prishtinës.

Rastin për Insajderin e konfirmuar, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një person të moshës 55 vjeçare dhe vdekja është konstatuar si vdekje e dyshimtë.

“Bëhet djalë për viktimën I.G, 55 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit turpi dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Me urdhër të prokurorit rasti është  cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.