Gjendet i vdekur një person në Istog

Gjendet i vdekur një person në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete në një livadh të fshatit Tomoc të Istogut.

Sipas raportit të policisë në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit relevante, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.