Gjendet i vdekur një bari në Tropojë- policia jep dyshimet për ngjarjen

Gjendet i vdekur një bari në Tropojë- policia jep dyshimet për ngjarjen

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Tropojë të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në natën e sontme, në një zonë të thellë të Tropojës.

Viktima dyshohet se është një bari, por që ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia ka thënë se tashmë pistat janë hapur në dy drejtime. Sipas tyre, dyshimet janë që personi ka kryer vetëvrasje, por që nuk përjashtohet mundësia që atë ta ketë qëlluar për vdekje dikush tjetër./abcnews.