Mbrëmë në fshatin Vrellë të Istogut një person 57 vjeçar ka humbur jetën. Personi me iniciale Rr.M, ka rënë në një pus të thellë rreth 6 metra.
Fillimisht personi ishe shpallur si i zhdukur mbrëmë në ora 20:00, ndërsa Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka gjetur pa shenja jete personin në fjalë.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Insajderin. Nuk dihen ende për rrethanat e tjera të vdekjes së 57-vjeçarit.