Shefi i famshëm i kuzhinës, amerikani Anthony Bourdain (61) u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Francë, ku po realizonte një serial për CNN për traditat e kuzhinës n�" />

Gjendet i vdekur kuzhinieri i famshëm Anthony Bourdain

Gjendet i vdekur kuzhinieri i famshëm Anthony Bourdain

Shefi i famshëm i kuzhinës, amerikani Anthony Bourdain (61) u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Francë, ku po realizonte një serial për CNN për traditat e kuzhinës në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

CNN ka konfirmuar vdekjen e Boudain në një kumtesë të publikuar sot. Ai tha se të ndjerin e kishte gjetur miku dhe shefi i kuzhinës Eric Ripert, i cili ka thënë se nga ajo që ka parë fitohet përshtypja se Bourdain ka kryer vetëvrasje.

Bourdain në Strasburg po xhironte segmente nga seriali “Parts Unknown”.

“Dashuria e tij për aventurat e mëdha, miqve të rinj, ushqimit të shijshëm dhe pijes, si dhe storjeve magjepsëse për botën, e kanë bërë atë një rrëfyes të pashoq. Talenti i tij asnjëherë nuk është ndalur për të na surprizuar dhe do të na mungojë shumë”, thonë nga CNN.