Gjendet i gjallë fëmija 4 vjeçar që kishte humbur dje në Mramor

Gjendet i gjallë fëmija 4 vjeçar që kishte humbur dje në Mramor

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 10:20 është gjetur i gjallë fëmija 4 vjecar që kishte humbur pasditen e djeshme në fshatin Mramor.

“Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit, i cili ka vazhduar edhe sot, ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë ( në gjendje të mirë shëndetësore)”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore gjatë aksionit të kërkimit kanë mbështetur edhe njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë.