Gjendet fëmija 3-vjeçar që kishte humbur në pyll

Gjendet fëmija 3-vjeçar që kishte humbur në pyll

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fëmija 3-vjeçar i humbur dje në fshatin Rixhevë të Klinës është gjetur mbrëmë në orët e vota pas kërkimit disa orësh të fshatarëve dhe policisë.

Fëmija ishte bashkë me prindërit të cilët kishin shkuar ta punonin arën, dhe për një çast është zhdukur duke u futur në pyll.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve, dhe një numër i konsideruar i banorëve të fshatit Rixhevë (rreth 150) nga të cilët ka kërkuar ndihmë policia, dhe të gjithë së bashku kanë filluar kërkimin e fëmijës së humbur”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Fëmija i humbur është gjetur rreth orës 22:45, në një rrugë pylli nga fshatarët dhe policia, tri kilometra larg nga vendi ku kishte humbur”, vazhdon njoftimi.

Gjendja e tij ishte e mirë i cili dhe ishte dërguar në QKMF-në e Klinës dhe me pas u ishte dorëzuar familjareve./Insajderi.com