Gjendet edhe trupi i dytë i mbytur dje te ‘Shkëmbi i Kavajës’

Dy kushërira janë mbytur dje në det tek Shkëmbi i Kavajës, njëra 4 vjeçe dhe tjetra 18 vjeçe. Policia e Durrësit njoftoi se i ka gjetur trupat e të dyjave.

Gjendet edhe trupi i dytë i mbytur dje te ‘Shkëmbi i Kavajës’

Fillimisht është gjetur trupi i vogëlushes me iniciale E. B., kurse i kushërirës më të madhe I. H. që mungonte, është gjetur disa orë më vonë, pasi ka qenë vështirë për shkak të errësirës.

Megjithatë, ai nuk ishte shumë larg vendi ku u gjet e vogla. Kërkimet nisën në orën 19:00 nga deti dhe nga ajri, dhe vetëm në orët e vona të natës u mësua përfundimisht që edhe adoleshentja që rezultonte e zhdukur, ishte mbytur në det.

Policia njoftoi mbrëmjen e djeshme se “më datë 3.09.2016, rreth orës 19:10, shtetasi M. H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për t’u larë. Shtetasi i mësipërm kishte ardhur për pushime në plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij. Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E. B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetases I. H. 18 vjeç”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë.