Pasditen e së enjtes në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë, policia ka gjetur pa shenja jete një foshnje njëditëshe.
Sipas policisë në lidhje me këtë është arrestuar si e dyshuar nëna e foshnjës, e nacionalitetit rom.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.