Gjenden të vdekur shtatë detarët e zhdukur të marinës amerikane

Gjenden të vdekur shtatë detarët e zhdukur të marinës amerikane

Shtatë detarët që u zhdukën pasi USS Fitzgerald u përplas me një anije tregtare jashtë Japonisë u gjetën të vdekur, njofton Marina e SHBA-së dhe mediet japoneze.

Përplasja ndodhi shtunën dhe filloi një kërkim për shtatë marinarë të humbur, pasi një helikopter evakuoi tre persona të lënduar të ekuipazhit, shkruan BBC.

Ushtria amerikane tha se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat të dielën pas marrjes së aksesit në pjesët e dëmtuara të anijes.

Ai tha se ata do të dërgohen në një spital japonez për tu identifikuar.

Incidenti ndodhi dje rreth 104km në jug-perëndim të qytetit të Yokosukës.

Ana e djathtë e anijes së Marinës ishte dëmtuar rëndë nga përplasja, por anija më vonë arriti të kthehej  në bazën e saj në Yokosuka, me ndihmën e anijeve të marinës.