Gjenden pjesë trupore në gërmimet në Suhodoll

Gjenden pjesë trupore në gërmimet në Suhodoll

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj ka konfirmuar se në gërmimet e sotme në Suhodoll të Mitrovicës kanë gjetur mbetje kockore në katër lokacione.

“Sipas informatave të zyrtarit që e kemi, që ka marrë pjesë në përcjelljen e punimeve, ka pas pjesë kockore fragmentare, por nuk e dimë nëse përfaqësojnë ndonjë person apo shumë persona”, tha ai për Express.

“Tani do të procedohen dhe gërmimet do të vazhdojnë në këtë zonë”, tha Gjetaj.

Ky lokacion është gërmuar deri tani tri herë dhe ishin gjetur gjithsej 105 trupa, të cilat janë identifikuar dhe dorëzuar familjarëve, mirëpo ka pasur dyshime të vazhdueshme se ky lokacion nuk është vlerësuar mirë.