Gjenden grepa peshkimi 23 mijë vjeçare

Gjenden grepa peshkimi 23 mijë vjeçare

Arkeologёt kanё gjetur grepat mё tё vjetёr nё botё nё njё shpellё nё ishullin e Okinaëa nё Japoni. Çifti i grepave daton qё para 23.000 vitesh. Ato ishin tё gdhendura nga guaskat e kёrmijve tё detit dhe tё gjetura me relike tё tjera tё vjetra.

Mendohet se ishulli ka qenё i banuar nga njerёzit tё paktёn pёr 30.000 vite, tё cilёt kanё mbijetuar pavarёsisht burimeve tё pakta.

Zbulimet na tregojё njё pёrdorim tё njё teknologjie tё avancuar detare nё atё kohё, ndryshe nga sa mendohej. Njerёzit e parё modernё lёvizёn pёr nё ishujt nё det tё hapur rreth 50.000 vite mё parё.

Ndёrkohё qё peshkimi ka qenё jetik pёr njerёzit e hershёm dhe më pas është pёrhapur nё gjithё planetin. Ështё e paqartё se si teknologjia ka evoluar, pasi ka prova tё pakta për këtë.

“Dёshmitё e reja na tregojnё njё zgjerim mё tё madh gjeografik tё teknologjive detare, qё shtrihet në brigjet perëndimore të Paqësorit”, deklaroi Akademia e Shkencave.

Grepat e peshkut tё gjetur nё Timor, mendohet tё jenё tё paktёn 16.000 vjecare dhe ato tё Papua Guinesё sё Re, tё paktёn 18.000 vjecare.

Gjithashtu, tё gjendur nё njё shpellё ishin dhe dy grepa tё gdhendur peshkimi  tё ndryshёm, vegla pune, rruaza dhe mbetje ushqimesh. Autorët e letrave na thonё qё njerёzit e vizitonin shpellёn çdo sezon.