Gjenden dy personat e rrëmbyer sot në Podujevë

Gjenden dy personat e rrëmbyer sot në Podujevë

Në një restorant afër vendit të quajtur Tabet e Llapashticës në Podujevë sot në mesditë ka ndodhur një kidnapim të dy personave.

Sipas Policisë të rrëmbyerit janë liruar dhe janë në stacionin e Policisë në Podujevë, ndërsa Policia ka shkuar t’i arrestojë personat që i rrëmbyen personat.

Policia e di identitetin e personave që me armë rrëmbyen personat në kafene ndërsa mësohet se si shkas ishte prishja e një krushqie në mes të dy familjeve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se viktimat aktualisht gjenden në stacionin policor dhe nuk janë në gjendje të keqe shëndetësore:

”Sot kemi pranuar informatën se dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur. Me të marrë informatën kemi dalë në vendin e ngjarjes. Viktimat e rastit aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë. Policia e stacionit të Podujevës në bashkëpunim me njësitet tjera policore po merren me rastin”.