Gjen veturën pas 20 vjetësh

17.11.2017 11:43
Gjen veturën pas 20 vjetësh

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Gjermani. Një person kishte raportuar 20 vjet më parë se i kishte humbur vetura, derisa autoritetet gjermane e kanë gjetur tani, shkruajnë mediat gjermane.

Ai në vitin 1997 kishte parkuar veturën e tij në një lagje të Frankfurtit, duke mos e gjetur më. Vetura është gjetur në mënyrë të rastësishme, pasi ishte në një garazhë të një ndërtese që do të shkatërrohej dhe pasi ju ka penguar, e kanë raportuar, përcjell albinfo.ch.

Kompania e ndërtimit kontaktoi menjëherë policinë, që pasi bëri verifikimet e gjeti të zotin e automjetit, tashmë 76 vjeç dhe e ribashkoi atë me makinën e tij.

Por, duket se ai nuk e ‘dashuronte’ shumë veturën e tij, pasi ka vendosur që mos ta mbajë.