Gjen valixhen me mijëra euro dhe pllaka ari, nuk do ta besoni çfarë bën

Gjen valixhen me mijëra euro dhe pllaka ari, nuk do ta besoni çfarë bën

Një burrë në Berlin ka gjetur para dhe flori, të cilat ai i ka dorëzuar në Polici.

Për këtë veprim, ai mori edhe lëvdata nga autoritetet.

Sipas BBC, burri e kishte gjetur valixhen poshtë një peme. Në të gjendeshin 3 mijë e 500 euro kesh dhe 22 shufra floriri, me peshë totale 1 kilogramë.

Burri i gjeti ato fare pranë një banke në zonën e Neukölln.

Policia arriti të gjente të zotin e valixhes, i cili e kishte lënë atë përtokë ndërkohë që po lidhte biçikletën dhe e kishte harruar.

Veprimi i personit që e ktheu valixhen tek autoritetet nuk do të kalojë pa u vlerësuar, pasi sipas ligjit gjerman, “gjetësi” përfiton 3 deri në 5 përqind të vlerës së një sendi të gjetur.