“Gjeje dallimin?” – thotë Shpend Ahmeti

“Gjeje dallimin?” – thotë Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës e ka bërë një krahasim mes punës së tij në këtë komunë dhe nivelit qendror.

Ai ka marrë disa shembuj, duke krahasuar punën në ato kompani. Ahmeti ka përmendur tri kompanitë më të mëdha në vend, për të cilat thotë se po shkojnë drejt kolapsit.

Gjeje dallimin: KEK para kolapsit! Trainkos para kolapsit! PTK para falimentimit!”, ka shkruan Ahemti në llogarinë e tij në Facebook.

Si krahasim me nivelin lokal, kreu i komunës së Prishtinës, Ahmeti, ka marrë disa kompani, për të cilat thotë se, për dallim nga kolapsi i kompanive qendrore, ato po shënojnë rritje.

“Trafiku Urban hap vende të reja të punës, blen autobusë, rrit pagat, paguan me kohë! Ndërmarrja Publike Banesore nga 5 mijë në 300 mijë euro profit, kthen rregullin rrit shërbimet! Hortikultura mbjell mbi 1 milion lule, mirëmban mbi 1 milion metra katrorë gjelbërim”, ka shkruar Ahmeti.

“Tri të parat ndërmarrje publike të nivelit qendror! Tri te fundit ndërmarrje publike në Prishtinë!”, ka përfunduar postimi i tij./Insajderi.com