Gjatë ditës merret vesh për procedurat gjyqësore ndaj Murat Jasharit  

Gjatë ditës merret vesh për procedurat gjyqësore ndaj Murat Jasharit   

Emrush Kastrati, avokati i Murat Jasharit personit që dyshohet të ketë sulmuar me armë zjarri avokatin Azem Vllasin, ka thënë se ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e parë gjyqësore për klientin e tij.

Murat Jashari është i dyshuari kryesor për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi. Jashari dyshohet se dje në orët e hershme të mëngjesit kishte plagosur me armë zjarri Vllasin në banesën e tij.

Kastrati i kontaktuar nga Insajderi, ka thënë se ende nuk ka ndonjë informacion se kur do të mbahet seanca e parë për klientin e tij.

“Nuk kam ende ndonjë informacion se kur do të fillojnë seancat për Jasharin, sot gjatë ditës do informohem për këtë çështje”, ka thënë Kastrati.

Së bashku me Murat Jasharin i dyshuar tjetër është edhe Avni Llumnica, të cilët Policia e Kosovës i ka arrestuar gjatë ditës së djeshme./Insajderi.com