“Gjashtë plumba për Oliverin”: ballinat e gazetave serbe për vrasjen e Ivanoviqit

“Gjashtë plumba për Oliverin”: ballinat e gazetave serbe për vrasjen e Ivanoviqit

Vrasja Oliver Ivanoviqit ka shkaktuar reagime të shumta te politikanët serbë, portalet e tyre dhe medieve audio e vizuale në Serbi.

Kjo vrasje edhe në shtypin e të mërkurës në Serbi është në qendër të vëmendjes, shkruan portali Koha.net.

Vrasja ka zënë të gjitha ballinat e medieve kryesore të shkruara në Serbi.

“Gjashtë plumba për Oliverin”, “U vra Oliveri”. “I gjallë nuk do të largohem nga Kosova”, janë disa nga titujt e këtyre gazetave.