Gjashtë nxënës raportohen të vdekur nga orteku në Japoni

Gjashtë nxënës raportohen të vdekur nga orteku në Japoni

Së paku gjashtë nxënës japonezë besohet se kanë vdekur, pasi janë goditur nga orteku i borës në një vendpushim.

Orteku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pushimoren Nasu Onsen, të prefekturës Toçigi.

“Gjashtë persona janë gjetur pa shenja jete”, tha agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Rreth 70 njerëz, përfshirë nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla të ndryshme, kanë qenë në zonë, në kohën e incidentit, shkruan REL.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, por po pengohen nga moti i keq.