Gjashtë nipërit e Jakup Krasniqit në institucionet publike

Gjashtë nipërit e Jakup Krasniqit në institucionet publike

Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë hapur dyert për gjashtë nipërit e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit. Katër vëllezërit e themeluesit të Nismës kanë të punësuar djemtë e tyre në institucione të ndryshme të vendit.

Abdyli vëllai i Jakup Krasniqit ka të punësuar dy djemtë e tij në institucione të vendit, ndërsa vet ai është pjesë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

(Vëllai i Jakup Krasniqit)

Dardani, djali i Avdylit është i punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ndërsa, djali tjetër i tij, Taulanti është punësuar së fundmi si inspektor nafte në Ministri i Tregtisë dhe Industrisë – ministri kjo që udhëhoqët nga Nisma.

Vëllai tjetër i Jakupit, Halimi që kishte qenë drejtor në një shkollë në Negrovc , ka të punësuar djalin e tij në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Bledar Krasniqi, është nipi tjetër i Jakup Krasniqit që institucionet e vendit ia kanë hapur dyert.

(Vëllai i Jakup Krasniqit dhe nipërit e tij)

Po ashtu edhe Agimi, vëllai tjetër i Jakupit ka të punësuar djalin në institucionet e vendit. Arian Krasniqit ia hapi dyert Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që udhëhiqet nga partia që e themeloi Jakup Krasnqi. Pas shkarkimit të ministrit, Bajram Hasani u punësua në Ministrinë e Drejtësisë.

(Ariani, nipi i Jakup Krasniqit)

Konak nipërve të ta Jakup Krasniqit i bërën edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Aty u punësua Iliri djali i Rexhepit.

Për dallim nga pesë nipërit e Krasniqit që kishin qëndruar të heshtur për publikun, kishte qenë Kushtrimi, djali i Rexhepit që ishte përfshirë në një skandal. Ai si zyrtar i lartë i MPB-së kishte punuar në favor të tezakut të tij dhe dy valltareve nga Shqipëria.

Si zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme kishte insistuar tek kapiteni policor në rajonin e Prizrenit, Fadil Rexhepi, që t’ia kthente pasaportat dy valltareve nga Shqipëria që po qëndronin jashtëligjshëm në Kosovë në vitin 2014.

Kushtrim Krasniqi, i cili punonte në Zyrën për Migrim dhe të Huaj, shprehet i penduar për veprimet që ka kryer. Tani, ai thotë se po aspiron që të bëhet pjesë e Bordit të Agjencionit për Ndihma Shtetërore, që funksionin në kuadër të Kuvendit të Kosovës. Insajderi kishte zbuluar rastin që nuk është bërë publik tash e tri vite

Për gjithë punësimet e nipërve, Jakup Krasnqi nuk e ka folur asnjë fjalë. Ai nuk i është përgjigjur as thirrjes nga ana Insajderit për të sqaruar punësimet e gjashtë nipërve të tij./Insajderi.com

Zyrtari i dënuar i Ministrisë së Brendshme – punoi në favorin e tezakut të tij dhe dy valltareve nga Shqipëria