Gjashtë muaj pas ndarjes, Pitt dhe Jolie flasin sërish me njëri tjetrin

Gjashtë muaj pas ndarjes, Pitt dhe Jolie flasin sërish me njëri tjetrin

Gjashtë muaj pas ndarjes, ish-çifti famshëm Brad Pitt dhe Angelina Jolie, kanë filluar të bëjnë paqe dhe kanë folur me njëri-tjetrin, shkruan Entertainment Weekly.

Pas betejave të nxehta përmes gjykatës, Pitt dhe Jolie u pajtuan të ngarkojnë një gjykatës privat të merret me procesin e ndarjes së tyre, ndërsa negociatat po vazhdojnë

“Ishte një kohë e vështirë, por ata ishin në gjendje ta zgjidhnin,” thotë një burim i afërt me aktorët e famshëm

Jolie së fundmi kishte thënë që Pitt është një baba i mrekullueshëm i fëmijëve të tyre. Ndërsa të njëjtën e kishte thënë edhe Pitt për Jolie.

Për më shumë Pitt ka mundur t’i shohë më shpesh fëmijët e tij këto kohë, se sa që kishte mundur menjëherë pas ndarjes. Kjo siç duket i ka sjellë atij pozitivitet pasi aktori tregon të ndjehet më mirë kohët e fundit./Insajderi.com