Gjashtë krerë lopë ngordhin nga vapa në një mjet transporti në Prizren

Gjashtë krerë lopë ngordhin nga vapa në një mjet transporti në Prizren

Të paktën gjashtë krerë lopë, kanë ngordhur në një mjet transporti në mesditën e së mërkurës në qytetin e Prizrenit.

Rastin është konfirmuar nga Agim Kukaj nga Inspektoriati komunal i Prizrenit i cili tha se përveç lopëve të ngordhura me shumë vështirësi janë arritur të shpëtohen dhe dy lopë të tjera, të cilat gjendeshin në po të njëjtin mjet transporti.

Kukaj tha se ende nuk dihet destinacioni se nga vinte ky mjet transporti që po bartte këto kafshë të cilat ishin nisur për në tregun e kafshëve të këtij qyteti.

Klan Kosova tutje ka kontaktuar dhe me policinë rajonale të Prizrenit, ku zëdhënësi i saj Hazir Berisha pranoi se nga qytetarët janë informuar për këto lopë të ngordhura.

Ngordhja e tyre mendohet se ka pasuar pasi nuk i kanë rezistuar vapës në mjetin e transportit, ku mendohet se kishte arritur në shkallën 60 gradë celsius.