Gjashtë gjëra që Real Madridi duhet t’i ketë kujdes ndaj Juventusit

Gjashtë gjëra që Real Madridi duhet t’i ketë kujdes ndaj Juventusit

Real Madridi mund të bëhet kampion evropian për herë të 12-të, por janë disa gjëra në të cilat madrilenët duhet të kenë kujdes, shkruan sot gazeta katalanase Marca.

Asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë dy herë radhazi Championsin

Real Madrid mund të bëhet skuadra e parë që do ta fitojë Ligën e Kampionëve dy herë radhazi, por katër skuadra që kanë tentuar ta arrijnë këtë rekord më parë, kanë dështuar.

Në sezonin 1993/94, Milani mundi Barcelonën 4-0 në finale, por një vit më vonë u mposht nga Ajaxi në finale. Pas sezonit 1994/95, edhe Ajaxi pati mundësi ta fitonte dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, por ishte mposhtur nga Juventusi.

Në sezonin 2007-08, Manchester United mundi Chelsean para se të humbte një vit më vonë ndaj Barcelonës, në vitin 2009.

Asnjë ekip nuk ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, në një vit

Që nga futja e Kupës Botërore të Klubeve në kalendarin e FIFA-s, asnjë fitues nuk e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në të njëjtin sezon.

Mallkimi i ish-lojtarit

Ish-heronjtë e Real Madridit, Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira, do të jenë në anën e Juventusit në finalen e së shtunës, dhe do të jenë të motivuar për t’i mundur madrilenët.

Viti tek

Real Madridi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve në një vit tek, në shekullin XXI. Hera e fundit që madrilenët e kanë fituar Ligën e Kampionëve në një vit tek, ka qenë viti i largët 1959.

Kundër një skuadre italiane

Historia tregon se është koha që një skuadër italiane ta fitojë trofeun me “veshë të gjatë”, pasi që çdo skuadër nga Apeninet ka qenë kampione çdo shtatë vjet – e fundit ishte Interi në vitin 2010. Milani e fitoi në vitin 2007 dhe 2003, ndërsa Juventusi në vitin 1996.

Fanellat ngjyrë vjollcë

Real Madridi do të vesh fanellët me ngjyrë vjollcë, dhe ata kanë humbur dy herë këtë sezon me këto fanella. /Insajderi.com