Gjarpri më i madh në histori

25.09.2016 14:02
Gjarpri më i madh në histori

Punimet për ndërtimin e një godine në shtetin brazilian të Paras, kanë nxjerrë në sipërfaqe zvarranikun më të madh që ka parë ndonjëherë njerëzimi.

Punëtorët zbuluan në hapjen e themeleve të godinës në Altamira një anakonda gjigante dhe për vënien nën kontroll të saj u desh përdorimi i vinçave dhe zinxhirëve.

Gjarpri është i gjatë mbi 10 metra, peshon pak më shumë se 400 kilogramë dhe ka një diametër prej 1 metër gjerësi, njofton Daily Mail.

Kapja e gjarprit është filmuar nga njëri prej punëtorëve dhe videoja e tij është përhapur me shpejtësi. Shumë komentues kritikojnë lidhjen me zinxhirë, e ndoshta edhe vrasjen e gjarprit, pasi sipas tyre ai duhej të lihej i lirë në habitatin e vet natyror.

Pavarësisht këtyre komenteve, fati i gjarprit mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse është vrarë apo është lëshuar sërish në natyrë./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=mpxWAXvDgzs