Gjakderdhje në Somali: 18 të vdekur dhe 20 të lënduar

Gjakderdhje në Somali: 18 të vdekur dhe 20 të lënduar

Në shpërthime të dy auto bombave në Mogadish, kryeqytet të Somalisë, kanë vdekur 18 persona dhe 20 tjerë janë lënduar, kanë kumtuar sot shërbimet shëndetësore në Mogadish.

Një bombë shpërtheu para pallatit presidencial, ndërsa tjetra para një hoteli të popullarizuar, derisa njerëzit të cilët ishin goditur nuk kishin shumë shanse, sepse sulmuesit pas shpërthimit kanë vazhduar të gjuajnë në ta.

“Ne deri tani i kemi larguar 18 të vdekur dhe 20 të plagosur nga vendet e shpërthimit”, ka thënë drejtori i ambulancës Abdikadir Abdirahman, transmeton Reuters.

Ende nuk dihet si kush qëndron pas këtyre sulmeve, dhe qytetarët janë përsëri në frikë, sepse këto shpërthime e kanë ndërprerë periudhën e qetë disa mujore./Insajderi.com.