Gjakderdhje e madhe në një shkollë të mesme në Floridë

Sulmuesi i ka vrarë së paku shtatë njerëz dhe ka plagosur një numër të madh të tyre.

Gjakderdhje e madhe në një shkollë të mesme në Floridë

Së paku shtatë persona janë vrarë, ndërsa së paku 14 të tjerë janë lënduar në një qëllim me armë zjarri i  cili ndodhi të mërkurën pas dite në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në qytetin Parkland, rreth 70 kilometra në veri të Majamit, në rajonin e rrethit Broward në shtetin federal amerikan Florida.

Siç ka konfirmuar zyra e sherifit, sulmuesi i dyshuar është arrestuar, pasi një kohë ishte në arrati. Identiteti i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Miami Herald shkruan se bëhet fjalë për Nick Cruz, 20 vjeç, nxënës i dikurshëm i kësaj shkolle të mesme, të cilin atëbotë ish kolegët e vet e kanë regjistruar si “të rrezikshëm potencial”.

“Vitin e kaluar na kanë thënë se ia kanë ndaluar qasjen në shkollë. Pretendohet se i ka kërcënuar nxënësit tjerë, ka treguar profesori i matematikës Jim Gard, i cili një kohë i ka dhënë mësim edhe Cruz’it.

Sipas të dhënave zyrtare, është e mundur se numri i të lënduarve është shumë më i madh se 14 dhe se mund ta arrijë madje edhe 50 veta, ndërsa mbikëqyrësi i të gjitha shkollave në rrethin Broward Robert Runcie në deklaratën e parë për medie ka thënë se “numri i të vdekurve është më i madh”.

Në xhirimet e para prej ajrit të cilat i kanë emetuar televizionet lokale shihet se si disa njerëz janë të shtrirë në tokë dhe të palëvizshëm në afërsi të ndërtesës së shkollës, derisa të tjerët ikin duke vrapuar.

Më vonë nëpër xhirime shihet evakuimi i një pjese të nxënësve, të cilët dilnin nga shkolla të rreshtuar dhe me duar të ngritura lartë.

“Papritmas u dëgjua një zhurmë, ishte vërtet e madhe. Njerëzit fshihen nëpër dollapë, shumë prej tyre qajnë, ka shkruar në SMS mesazh njëri nga nxënësit të cilët kanë mbetur në ndërtesë, dërguar një gazetari lokal.

CBS News ka publikuar një xhirim shumë shqetësues nga një klasë në të cilën dikush i ka xhiruar të shtënat. Në video dëgjohet një numër i madh të shtënave dhe britmat e pandërprera të nxënësve./Insajderi.com.