“Gishti i mesit nga oda” – për qeverisjen kanunore të Haradinajt

“Gishti i mesit nga oda” – për qeverisjen kanunore të Haradinajt

Gjuha e përdorur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj teksa arsyeton vendimet e tija dhe veprimet e vartësve të tij në publik ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve, gazetarëve e shoqërisë civile në rrejte sociale por edhe me veprime të ndryshme sikurse performanca me kollare, duke e përkufizuar qeverisjen e Haradinajt si një qeverisje kanunore.

Janë disa momente kur Haradinaj me arsyetimet e tija ka treguar se bënë një qeverisje sikurse “zoti i shtëpisë” që shpjegohet në Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Kur zëvendëskryeministri dhe sekseri që i ndihmoi në krijimin e Qeverisë, Dardan Gashi gjuajti me armë në një aheng të zëvendëskryeministrit tjetër Fatmir Limaj, Haradinaj e arsyetoi atë duke thënë se nuk është “bërë nami”.

Haradinaj hodhi poshtë shumë fushata dhe miliona euro të shpenzuara në fushatat kundër gjuajtjes me revole, duke sjellë në pah traditën shqiptare sipas të gjuajtjes me revole. Ai arsyetojë Gashin duke thënë se “gjuajtja me allti është edhe një traditë në vendlindjen e tij”.

Kryeminsitri i arsyetoj në këtë mënyrë gjuajtjen me armë:

“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’… ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan. Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri… Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur… Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj… Çka të bësh… nuk është mirë… është shkelje ligjore sikur kur e tejkalon shpejtësinë me veturë, por ndodh kjo në Kosovë. Me Gashin nuk kam folur për këtë temë. Për mua nuk është kiamet kjo punë. Në ato fshatrat e tyre, nuk ke kë ta trembësh nëse gjuan me armë…”- video

E kjo mendësi qeverisje, ka bërë që kolektivi artistik “Haveit” i përbërë nga katër artiste të reagojnë përmes një fotografie. Ato shkuan në një odë dhe u ulën këmbëkryq, një formë tradicionale e qëndrimit nëpër oda, dhe bënë një porosi me gishtin e mesëm.

Shkruan edhe një porosi, e inspiruar nga arsyetimi i kryeministrit.

“Kushdo që do debat, le t’vjen nëpër oda të burrave, ku kollet burri, e bajna llaf e pina çaj rusi deri n’sabah. Në këto ndeja ‘kanunqe’ sbahet kijameti.”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga kolektivi artistik.

"Kushdo që do debat, le t'vjen nëpër oda të burrave, ku kollet burri, e bajna llaf e pina çaj rusi deri n'sabah. Në këto ndeja 'kanunqe' sbahet kijameti."

Posted by Haveit on Monday, 15 January 2018

Përpos mendësisë,  Haradinaj ka marrë edhe vendime “kanunqe” , kur vendosi të ndajë mbi 200 mijë euro për familjarët e të dënuarve nga Kosova për përfshirje në Rastin e Kumanovës, ministri Abelard Tahiri kishte kërkuar që të shikohet ligji. Haradinaj teksa shpjegon se kishte marrë këtë vendim krye në vete, qeshë teksa shpjegon sesi i ka kërkuar ministri “ta shikojë ligjin”.

Haradinaj gjithashtu vendosi në krye në vete që të rrisë pagën e tij dhe të tjerëve në ekzekutiv. Edhe këtë vendim e bazoi në atë që ai e quajti “nevojë që kryeministri e ka për një kravatë ose këmishë”, teksa injorojë shkallën e lartë të varfërisë./Insajderi.com