Gina Haspel – 5 gjërat që duhet t’i dini për gruan e parë të CIA-së

Gina Haspel – 5 gjërat që duhet t’i dini për gruan e parë të CIA-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka tronditur publikun me shkarkimin e sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson ku njoftoi se drejtorja e re e CIA-së është një grua e quajtur, Gina Haspel.

Ja gjithçka çka duhet të dini rreth saj.

Presidenti, Trump ka shkarkuar sekretarin e shtetit, Rex Tilleron më 13 mars dhe njoftoi se atë është duke e zëvendësuar, zëvendësdrejtori aktual i CIA-së, Mike Pompeo. Trump njëkohësisht tha drejtor i CIA-së do të jetë, Gina Haspel. Dhe këto janë pesë gjërat që duhet t’i dini për të.

E para:

Gina Haspel aktualisht është zëvendësdrejtore e CIA-s. Tani që Tillerson është shkarkuar, Haspel do t’ia dalë mbanë, duke e bërë gruaja e parë për ta drejtuar agjencinë. “Gina Haspel,  do të jetë drejtoresha e parë femër e CIA-s, dhe ky është një moment historik”, ka thënë Trump në një deklaratë nëp Ëashington Post. “Zëvndësdrejotri i CIA-së, Mike dhe Gina kanë punuar së bashku për më shumë se një vit, dhe kanë një respekt të madh të ndërsjellë”.

E dyta:

Haspel kishte marr pjesë në një program të “torturës” të CIA-s në vitin 2002. Ajo “kishte mbikqyrë dy persona të dyshuarve për terrorizëm ndërsa më vonë mori pjesë në një urdhër për të shkatërruar videokaseta që dokumentonin pyetjet e tyre brutale në një burg të fshehtë në Tajlandë” siç konfirmoi New York Times në vitin 2017.

E treta:

Ajo filloi të punojë në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës më 1985. Haspel konsiderohet si një nga oficeret më inteligjente, me eksperiencë të gjatë jashtë shtetit.

E katërta:

Trump përzgjodhi Haspel të jetë Zëvendës Drejtor i CIA-s në vitin 2017. “Gina është një oficere ekzekutive e inteligjencës dhe një patriote e përkushtuar që sjell më shumë se 30 vjet eksperiencë në Agjenci për këtë punë. Ajo është gjithashtu një udhëheqëse e provuar me një aftësi të çuditshme për të bërë gjërat dhe për të frymëzuar ata përreth saj, ne jemi me fat që dikush i intelektit, aftësive dhe përvojës së saj do të jetë Zëvendësdrejtori ynë. E di se ajo do të bëjë një punë të jashtëzakonshme dhe mezi pres që të punoj në vitet e ardhshme”, ka thënë ish-drejtori Pompeo.

E pesta:

“Pas 30 vjetësh si oficere e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, kam qenë nder për të shërbyer si Zëvendës Drejtoreshë së bashku me Mike Pompeon për vitin e kaluar,” tha ajo në një deklaratë zyrtare. “Unë jam mirënjohës nda Presidentit Trump për këtë mundësi, që të emërohem për të qenë drejtore e ardhshëm e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës”. /Insajderi.com