Gigi Hadid vuan nga sëmundja Hashimoto, çfarë është kjo sëmundje?

Gigi Hadid vuan nga sëmundja Hashimoto, çfarë është kjo sëmundje?

Ndryshimi që Gigi Hadid ka pësuar këto vitet e fundit, me një humbje peshe të theksuar ka provokuar një sërë komentesh në rrjetet sociale.

Tani më në fund modelja u prononcua për këtë temë dhe rrëfeu këtë dobësi të pavullnetshme si pasojë e një trajtimi që vazhdon kundër sëmundjes nga e cila vuan, sindroma Hashimoto.

Njihet ndryshe si tiroiditis kronik, bëhet fjalë për një çrregullim të sistemit autoimun që provokon një reaksion që sulmon gjendrën tirode.

Llogaritet se 2% e popullatës së përgjithshme vuan nga kjo sindromë, e cila u përshkrua për herë të parë në vitin 1912 nga japonezi Haraku Hashimoto.

Simptoma e parë që mund të sinjalizojë atë që vuan është shfaqja e një inflamacioni të vogël në fyt, megjithëse nuk i ndodh të gjithëve.

Në rastet më të shpeshta zbulohet nga analizat rutinë. Vlerësohet se kjo sëmundje prek kryesisht gratë mes 50-70 vjeç, por mund të prezantohet në çdo moshë.

Pasoja e saj kryesore është se provokon një shtim në peshë si pasojë e mbajtjes së lëngjeve në inde. Nëse sëmundja kapet në një fazë të hershme, prognoza e pacientit është shumë e mirë dhe mund të ketë një jetë normale.

Nëse nuk trajtohet si duhet provokon me kalimin e kohës komplikacione që mund të çojnë drejt komës dhe vdekjes. Cili është shkaku i kësaj sëmundjeje? Ende nuk dihet me siguri. Disa studime thonë se janë faktorët genetikë dhe që sëmundja aktivizohet nga disa viruse, por jo domosdoshmërisht. / bota.al