Gëzim Kelmendi: E tmerrshme lufta e Vetëvendosjes kundër fesë

Gëzim Kelmendi: E tmerrshme lufta e Vetëvendosjes kundër fesë

Ish-deputeti në kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj një e-maili që aktivisti i VV-së Zgjim Hyseni ua ka dërguar militantëve të këtij subjekti duke i këshilluar që t’i ndjekin porositë e Leninit kundër fesë. Kelmendi e ka quajtur si diçka e tmerrshme.

“Kjo është tmerr, kjo tejkalon çdo kufi të normales. E tërë çka është folur dhe spekuluar deri më tani , po del se paska qenë e vërtetë. VV-ja frymëzohet nga revolucionari rus Lenin, kërkon të ndiqet vija marksiste-leniniste, kërkon forcimin e ateizmit përmes porosive Leniniste : “poshtë feja, rroftë ateizmi” , ” frika krijoj perënditë ” , duhet ta luftojmë fenë dhe të tjera””, ka shkruar themeluesi i partisë ‘Fjala’.

Më herët gjatë ditës është publikuar një e-mail që u ishte shpërndarë disa aktivist të Vetëvendosjes nga aktivisti Zgjim Hyseni.

Aty, ai u kërkonte atyre të lexonin për Leninin, të ndiqnin linjën marksiste-leniniste duke mësuar prej teorive të tij, si dhe të forconin ateizmin brenda radhëve të veta duke përhapur idetë ateiste përmes veprave të tij.