Gerrard rikthehet tek Liverpool me një detyrë të re

Gerrard rikthehet tek Liverpool me një detyrë të re

Steven Gerrard do të rikthehet te Liverpool, si trajner në akademinë e klubit, duke nisur nga muaji i ardhshëm.

36-vjeçari, i cili ka luajtur 710 ndeshje për Liverpool, është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e klubit “të kuq” dhe do të punojë me kohë të plotë në “Reds’ Kirkby”, kompleksi ku stërviten lojtarët e moshave të Liverpool.

Pas 18 muajsh në Major League Soccer me Los Angeles Galaxy, Gerrard u kthye atij ku shpenzoi 17 vite të jetës së tij si futbollist profesionit, duke u rritur pikërisht në këtë akademi ku do të punojë.

“Unë po ndjej që u kompletua një rreth, duke u kthyer në klubin ku gjithçka nisi si futbollist”, ka thënë Gerrard.