Geroge Michael kishte dhuruar gjysmë milion euro për Kosovën

26.12.2016 19:10
Geroge Michael kishte dhuruar gjysmë milion euro për Kosovën

Ylli i muzikës pop George Michael, që vdiq të dielën në moshën 53 vjeçare, kishte dhuruar £ 500.000 për Kosovën në vitin 1999, shkruan zeri.info.

Gjigandi britanik “The Guardian” raportonte në shtator të vitit 1999 se këtë vendim muzikanti,që atë botë ishte 36 vjeçar, e kishte marr pasi pa gjendjen e refugjatëve kosovarë.

Emri i vërtetë i muzikantit ishte Georgios Kyriacos Panayiotou dhe kishte lindur në veri të Londrës. Ai shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë tërë karrierës së tij që zgjati gati katër dekada.

George Michael pa dyshim se njihet dhe do të kujtohet tash e tutje më së shumti me hitin e pakapërcyeshëm, këngën himn të krishtlindjeve “Last Christmas”, e cila pas tij u këndua në shumë versione, duke u bërë kështu simbol i kësaj feste shtuar këtu edhe ironinë e fatit që ai vdiq pikërisht në këtë ditë. “Careless Whisper”, “Faith”, “Outside” dhe “Freedom” janë disa nga këngët e tij të tjera solo të George që patën sukses të madh.