Nisin gërmimet prapa rektoratit

Nisin gërmimet prapa rektoratit

 

Gjatë ditës pritet që të fillojnë gërmimet në hapësirën prapa rektoratit në kampusin Universitar ku dyshohet për varrezë masive.

Lajmin e ka konfirmuar Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur.

“Do të fillojnë gërmimet edhe në pjesën prapa rektoratit, e cila është e dyshuar për varrezë masive. Por pa u vlerësua edhe kjo pjesë nuk mund të japim ndonjë vlerësim. Nesër pritet të gërmohet, dhe shohim pastaj në bazë të vlerësimeve nëse ka apo jo mbetje mortore”, ka thënë Gjetaj për Tribuna Channel.

Para disa ditësh gërmimet në dy hapësira afër kishës që gjendet në kampusin universitarë rezultuan pa mbetje mortore, duke u shuar dyshimet se aty u varrosën shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Insajderi.com