Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve dhe fati i saj

Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve dhe fati i saj

Një video e rrallë e shoqëruar me audio e mbretëreshës së Shqipërisë Geraldina Apony në vitin 1938, është publikuar nga gazetari Roland Qafoku

“Nuk mbretëroi më shumë se 1 vit në fron dhe 63 vite të jetës i kaloi në ekzil. Mbërriti në Shqipëri më 28 qershor 2002 dhe vdiq në Tiranë me 22 tetor të atij viti”, shkruan gazetari Qafoku, për Mbretëreshën e shqiptarëve.

“Një figure e jashtëzakonshme, e vlerësuar për bukurinë e saj me çmimin “Trëndafili i bardhë” i Budapestit, Geraldina Apony ishte një vajzë me baba hungarez dhe nënë amerikane, që jetën e saj ia fali mbretit Zog, por që froni i mbretëreshës i shkaktoi vetëm dhimbje”.

“Megjithatë kush e njohu, kush e studioi dhe kush dëgjoi për të, duhet të ketë rënë në dashuri me këtë figurë historike për Shqipërinë”, shkruan më tej Qafoku, transmeton lajmi.net.

“Nuk doni ta besoni?”, pyet ai, duke dhënë vetë përgjigje.

Foto nga ceremonia e martesës së Mbretëreshës Geralindinë me Mbretin Ahmet Zogu

Mbre 2

“Ka një fakt domethënës: Regjimi komunist e cilësonte Ahmet Zogun tradhtar, satrap, kriminel e gjithëfarësoi, por ama për Geraldinën e tij nuk tha asnjë fjalë”.

Mbertëresha Geraldinë me djalin e saj, Princin Leka Zogu

mbre 3

“Ai regjim që i binte në qafë edhe Michael Jackson-it, këtë grua nuk e zuri kurrë në gojë, nuk e përgojoi dhe nuk e etiketoi. Ishte realisht diçka e rrallë”, shkruan gazetari në rrjetin social Facebook./lajmi.net

Mbretëresha Geraldinë me nipin e saj, Princin Leka Zogu II

Mbre 4