Gecaj: Po krijohen sajesa të rrezikshme në emër të votave

Gecaj: Po krijohen sajesa të rrezikshme në emër të votave

Bajram Gecaj – zëvendësministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se disa deputetë, sidomos ata që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit, po mundohen që të fitojnë vota duke rrezikuar fatin e Kosovës përmes sajesave të rrezikshme.

“Sidomos ata që vijnë nga rajoni i Rrafshit të Dukagjinit, çojnë ujë në mullirin e atyre që na shesin mjegull, e cila ju duhet në gjuetinë për vota të cilat duan t’i fitojnë në emër të një sajese të rrezikshme për të gjithë ne dhe për fatin e Kosovës”, ka shkruar Gecaj.

“Të jesh deputet e të bësh sehir, sidomos në rrethanat kur kërkohet ta thuash fjalën tënde me bindje të plotë e pa hezitim, është papërgjegjësi para qytetarëve që ta kanë dhënë votën dhe para interesave nacionale të vendit tënd”, vlerëson më tej Gecaj.