Gazi lotsjellës pengoi progresin për liberalizmin e vizave, thotë HRW

Gazi lotsjellës pengoi progresin për liberalizmin e vizave, thotë HRW

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch, që analizon çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut në mbi 90 vende të botës, ka thënë në raportin për vitin 2016 se Kosova ka shënuar progres të ngadaltë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Abuzimi serioz [me të drejtat e njeriut] ka vazhduar,” thuhet në raportin e kësaj organizate.

Në raport ndër të tjerash thuhet se minoritetet në Kosovë kanë pasur problem edhe këtë vit që të marrin dokumentet personale, gjë që ka ndikuar për të keq qasjen e tyre në sistemin shëndetësor, social e edukativ.

“Mungesa e vullnetit politik dhe ndarja e pamjaftueshme e fondeve ka rezultuar me dështim për të zbatuar në mënyrë adekuate një strategji për Integrimin e komuniteteve Roma, Ashkali e Egjiptian,” thuhet në raport.

Raporti shpreh shqetësim edhe për lirinë e medieve në vend. Aty thuhet se gazetarët kanë vazhduar të përballen me kërcënime, dhe se këto raste janë trajtuar ngadalë nga institucionet e drejtësisë.

Në raport po ashtu nënvizohet edhe situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës si pasojë e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Sipas HRW-së, gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, i hedhur nga opozita, ka bllokuar debatin e lirë, ka penguar votimin e legjislacionin dhe ka penguar progresin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. /Inasjderi.com

Lexojeni Dosjen Grande:

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=RSLIId6iqMc”/]