“Si është e mundur që të kërkojnë vizë hyrëse kur Kosova nuk është shtet?”

Gazetarja ruse tallet me shtetin e Kosovës

“Por për fat të keq, vulat e Serbisë për Policinë e Kosovës nuk thonë asgjë. Ata kërkuan viza hyrëse por unë i thash që se si është e mundur që një shtet që nuk e njeh jo vetëm Rusia por edhe OKB-ja të kërkojë vizë hyrëse”, ka thënë gazetarja ruse.

Gazetarja ruse tallet me shtetin e Kosovës

Gazetarja ruse Oksana Saznonov e cila bashkë me kameramanin Sergei Belous që u arrestuan para 6 dite në Rahovec duke u burgosur e më pas deportuar nga Kosova për shkak të qëndrimit të paligjshëm në vend, ka thënë se “është deportuar nga Serbia në Serbi”, duke iu referuar Kosovës si pjesë të Serbisë.

Duke folur për deportimin nga Kosova, gazetarja ruse tha se ajo është e çuditur me këtë veprim.

“Ne u arrestuam dhe u dëbuam si të themi nga Serbia në Serbi”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për median e njohur ruse “Sputnik”, gazetarja Oksana Sazonov, e cila është deportuar nga Kosova pasi është zënë se po qëndron ilegalisht në vend, ka thënë se agjencia  “Njuzfront” me seli në Krime të Rusisë e kishte dërguar atë ta bënte një dokumentar për jetën e serbëve në atë që ajo e quan “provincë e Serbisë”, Kosovë.

Gazetarja ka thënë se ata kanë hyrë në Kosovë nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare në Jarinje, porse në pasaportat e tyre janë vendosur vetëm vulat e shtetit serb në pikën kufitare në Serbi.

“Por për fat të keq, vulat e Serbisë për Policinë e Kosovës nuk thonë asgjë. Ata kërkuan viza hyrëse por unë i thash që se si është e mundur që një shtet që nuk e njeh jo vetëm Rusia por edhe OKB-ja të kërkojë vizë hyrëse”, ka thënë gazetarja ruse.

Ajo e ka cilësuar sjelljen e Policisë së Kosovës si korrekte dhe se gjatë natës që kanë qëndruar në Qendrën për Emigrant nuk janë lejuar që të kenë qasje në telefon ose internet.

“Policia nuk na ka ngacmuar. Ata ishin korrekt. Për këtë nuk kam ankesa. Por ajo çfarë më nervozon është sjellja e tyre sikur kanë shtet e që në fakt nuk kanë”, ka thënë ajo.

Në fund ajo ka rrëfyer jetën e serbëve në Kosovë si të mjerë dhe pa kushte elementare duke thënë se serbët në Kosovë trajtohen keq dhe nuk ndihen të sigurt. /Insajderi.com