Gazetarja që i shpëtoi jetën shoferit që kishte ngecur në kamion

28.08.2017 21:22
Gazetarja që i shpëtoi jetën shoferit që kishte ngecur në kamion

Një reportere në Houston të Shteteve të Bashkuara u bë nismëtarja e shpëtimit të një shoferi kamioni, të bllokuar nga ujërat e përmbytjeve, ndërkohë që raportonte “live” për televizionin lokal “KHOU 11 News”.

Brandi Smith dhe kameramani Mario Sandoval e panë mjetin që kishte mbetur në vend, i rrethuar nga uji, e kanë ndaluar automjetet që kalonin aty për t’iu kërkuar ndihmë.

Falë ndërhyrjes së tyre, drejtuesi i kamionit u arrit të nxirrej pa probleme. Zyrtarët nuk po ngurrojnë ta përshkruajnë “Harvey”-n, si stuhinë më të madhe në historinë e shtetit të Teksasit./TCh/