Gazetarja nuk e njeh Kastriot Tushën, e pyet nëse është artist

Gazetarja nuk e njeh Kastriot Tushën, e pyet nëse është artist

Një gazetare në Shqipëri është vënë në pozitë të palakmueshme kur e ka ndaluar tenorin e famshëm shqiptar, Kastriot Tusha, për një intervistë rreth një shfaqje, por duke mos pasur idenë se më kë është duke biseduar.

Teksa Tusha shfaqet me njohuri rreth shfaqjes në fjalë, gazetarja e pyet nëse edhe ai vetë është artist.

“Unë jam Kastriot Tusha, profesor në Akademinë e Arteve, tenor me një karrierë artistike edhe këtu në Teatrin e Operës,” tregon ai, i habitur nga pyetja.

Video e intervistës së shkurtër është shpërndarë në rrjetet sociale./Insajderi.com

Respekt për gazetarët injorantë të Kulturës!

Posted by Lajme.al on Monday, 13 March 2017