Gazetarja i kundërpërgjigjet Ramës: Mos më thuaj ‘stop’ në studion time

Gazetarja i kundërpërgjigjet Ramës: Mos më thuaj ‘stop’ në studion time

“Stop, stop stop”…është përsëritur rreth 10 herë kjo fjalë nga kryeministri Edi Rama, duke ju drejtuar gazetares Eni Vasili. Ky ishte vetëm një nga momentet kur kreu i qeverisë shqiptare i është drejtuar me nënqeshje dhe “urdhra” drejtueses së emisionit “Studio e hapur” në News 24.

Siç duket Ramës nuk i pëlqeu ndërhyrja e gazetares teksa kjo e fundit i vuri në dukje se shembulli që kryeministri mori duke krahasuar veten me Merkel, ‘çalonte’.

‘Krahasimi çalon’, i tha gazetarja Ramës, ndërsa ai nuk nguroi t’i kërkonte disa here që Vasili të ndërpriste fjalën dhe ta linte atë të fliste.

Rama: Stop, stop, stop…Nuk të lë të ikësh me një fjali..

Eni Vasili: Stop apo jo ky është domeni im…Unë mikrofonin kam, juve keni qeverinë, policinë, gjithë pushtetin që doni…Nuk mund të më thoni stop në studion time televizive

Rama: Nuk mund te ikesh duke hedhur nje batutë…

http://www.dailymotion.com/video/x5fkxd0_20170321-221917_news#tab_embed

Teksa gazetarja e pyeste dhe kërkonte përgjigje të drejtpërdrejta nga kreu i qeverisë, Rama i është kthyer me një sjellje deri në vulgaritet, transmeton Express.

“O zot, o zot..” shprehej Rama duke shprehur me ironi mospëlqimin ndaj faktit që Eni Vasili i drejtohej me pyetje për përgjigjet e munguara nga ana e tij.

E ka kaluar me sportivitet këtë shprehje gazetarja Eni Vasili teksa e ka pyetur: “Nëse do të kishit Zotin para meqë po e thërrisni kaq shumë z.Kryeministër, çfarë do t’i thoshit?”

“Zot të lutem dritë mbi çadër se i ka pllakosur errësira..”, u përgjigj Rama.

Përplasje pati edhe më herët kur gazetarja i përmendi standartet e dyfishta me shkarkimin e ministrave.

“Po harrova të të pyes ty! Harrova të të pyes ty! Apo të shkoja studio më studio duke pyetur: A ta heq këtë? Apo të heq këtë ministër?” shpërtheu Rama në ironi.