Gazetarja 10-vjeçare që synon ndryshimin e mënyrës së raportimit në Palestinë

Gazetarja 10-vjeçare që synon ndryshimin e mënyrës së raportimit në Palestinë

Janna Jihad është një nga reporteret më të guximshme të botës dhe ajo është vetëm 10-vjeçare.

E lindur në Palestinë ajo ka një vit që raporton nga situata të rrezikshme lufte në zonën “West Bank” e cila është e okupuar nga ushtarët izraelitë, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve AJ+.

Hadid raporton nga zona të ndryshme, siç janë protestat apo organizimet paqësore deri tek situatat e rrezikshme të luftës.

Raportimin audio-vizual ajo e poston në rrjetet e saj sociale në Facebook, Twitter dhe Snapchat. Ndërsa, ëndrra e saj është që të studioj në universitetin më të famshëm të botës, atë të Harvardit dhe më pas të punoj në CNN apo Fox News. /Insajderi.com