Gazetari i vrarë sllovak po hetonte rreth krimit të organizuar

Gazetari i vrarë sllovak po hetonte rreth krimit të organizuar

Gazetari hulumtues sllovak Jan Kuciak, i vrarë javën e kaluar, po punonte për një shkrim mbi aktivitetet e mafias italiane në vendin e tij dhe të lidhjeve të saj, me njerëz të afërt me kryeministrin Robert Fico.

Shkrimi, i fundit për të dhe i papërfunduar ende, u botua sot në portalin e tij “Aktuality.sk”. Në të ai flet për aktivitetet e organizatës kriminale “Ndrangheta” në rajonet lindore të Sllovakisë, si dhe lidhjet e një anëtari të saj me një ndihmës të lartë të zotit Fico si dhe me një zyrtar tjetër të afërt me kryeministrin.

27 vjeçar Kuciak dhe mikesha e tij Martina Kusnirova u gjetën të vrarë të djelën në mbrëmje në shtëpinë e tyre në Bratisllavë. Mendohet se vrasja është kryer midis të enjtes dhe të djelës. Ai është gazetari i parë që vritet në Sllovaki./VoA