Gazetari serb provokon protestën e aktivistëve studentor

17.09.2016 16:10

Një gazetar serb ka provokuar protestën e sotme nga aktivistët studentor të cilët kanë vendosur një pankartë para kishën ortodokse në oborrin e UP-së.

Gazetari serb provokon protestën e aktivistëve studentor

Pankarta mbante mbishkrimin “Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit”, e që kjo pankartë është hequr nga Policia e Kosovës pas aksionit të tyre.

Mirëpo, para se të Policia të intervenoj në heqjen e kësaj pankartë, një gazetar serb e ka shqyer pankartën, sipas gazetës Zëri. I njëjti person pasi që është hequr pankarta nga Policia, është gëzuar kështu duke duartrokitur, raporton Insajderi.

ze

Në vazhdim mund të ndiqni momentet e heqjes së pankartës nga Policia e Kosovës si dhe si dhe momentin kur gazetari i gëzohet këtij veprimi.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/6t1IJ1UFb28″]