Gazetari serb që provokoi kur u hoq pankarta nga dyert e kishës ortodokse në Prishtinë, tani është pjesë e Bordit të Agjencisë kundër korrupsionit në Serbi
Gazetari serb, Zhivojin Rakoçeviq, i cili kishte duartrokitur kur në Prishtinë u hoq pankarta e vendosur në dyert e kishës ortodokse, Komisioni për Gjyqësorin, Administratën Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, ka miratuar propozimin që ai të jetë anëtar i Bordit të Agjencisë për luftën kundër korrupsionit, shkruan Tanjug.
Gazetari Zhivojin Rakoçeviq nga Graçanica dje u propozua për anëtar të Bordit të Agjencisë për luftën kundër korrupsionit në Serbi. Në procedurë të mëtejme, propozimi do të dërgohet në Parlamentin e Serbisë.
Propozimin për anëtarësimin e tij në këtë Bord, e kanë bërë Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (NUNS).
Zhivojin Rakoçeviq shkruan për politikën në Kosovë. Me origjinë nga Moraça e Malit të Zi, që nga shtatori vitit 2013 ai ishte drejtor i Qendrës Kulturore në Graçanicë.
Ai gjithashtu është anëtar i Këshillit të Agjencisë për radiodifuzion në Serbi, pjesë e Kuvendit të qeverisjes së kaluar, aty ku i kaloi gjashtë vite, transmeton Express.
Gazetari serb, ditë më parë iu është gëzuar veprimit të Policisë së Kosovës, e cila kishte hequr një pankartë nga dyert e kishës ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Kishte bërtitur “Bravo” derisa ishte hequr pankarta, duke vazhduar me duartrokitje.