Gazetari paditë BBC-në, fiton 58.254 euro

Një ish-gazetar i BBC-së ka fituar 50.000 funte (58.254 euro) nga BBC, meqë ishte pushuar nga puna pasi që kishte vendosur që t’i japë prioritet një storie për Shri Lankën në vend të mbulimit të lindjes së Princit Gjorgj.

Gazetari paditë BBC-në, fiton 58.254 euro

Chandana Keerthi Bandara, 57 vjeçar, ishte përjashtuar nga puna si producent i BBC në Shri Lanka në gusht të vitit 2014 dhe më pas kishte paditur BBC-në për përjashtim të padrejtë dhe diskriminim racor, shkruan lajmi.net.

Gjykata gjeti se përjashtimi i Bandaras, që ishte producent kryesor që nga viti 2000 dhe kishte punuar për BBC-në për 18 vjet, ishte i padrejtë, por nuk ishte edhe diskriminues, ashtu siç pretendonte gazetari.

uty

Bandara në vend të lindjes së Princ Gjorgjit kishte vendosur të mbulonte 30 vjetorin e asaj që njihet si “Korriku i Zi” – një valë e dhunës kundër pakicës tamil që kishte shkaktuar qindra vrasje në Shri Lanka.

Një zëdhënës i “BBC World” i ka thënë The Independent se janë shumë të zhgënjyer me vendimin, sipas tij, të padrejtë, por nuk kishte treguar saktësisht përse mendonin se ishte i padrejtë.

“BBC i merr shumë seriozisht çështjet e disiplinës dhe jemi të zhgënjyer me vendimin e padrejtë”, ka thënë zëdhënësi.