Gazetari kritik rus gjendet i vdekur në banesën e tij

Gazetari kritik rus gjendet i vdekur në banesën e tij

Një gazetar rus është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ai njihet si kritik ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Alexander Shchetinin themelues i agjencisë për shtyp “Novy Rajoni”, është gjetur i vdekur, nga miqtë e tij pasi që ata kishin shkuar për ta vizituar atë, për ditëlindjen e tij, raporton “The Independent”.

Zëdhënësi i policisë në Kiev ishte lajmëruar për vdekjen e tij të shtunën, rreth mesnatës. Mirëpo ai dyshohet se ka vdekur disa orë më parë, në mes orës 20:00 apo 21:00.

Zyrtarët kanë menduar se ai ka bërë vetëvrasja, pasi një armë është gjetur pranë trupit të tij.

Burimet lokale të lajmeve në Kiev raportojnë se Alexander ishte ulur në një karrige, me një plagë në kokë dhe arma ishte pranë karriges së tij.

Sipas burimeve, mendohet se ai ka bërë vetëvrasje, ku disa ditë më herët ai ia kishte dërguar një e-mail të dashurës së vet duke i thënë se do ta vriste vetën./Insajderi.com